Tirana në ‘Skënder Halili’, Partizani në Librazhd, Laçi ‘inaguron’ tapetin me Vorën

Kupa: Të dielën në 13:30, skuadrat favorite duhet të presin sfidantët në fushën e tyre.

Vijon kaosi për të gjetur një fushë për shumë skuadra pritëse të turit të parë të Kupës së Shqipërisë për 1/16. Ndonëse dje u vendos të rikthehet futbolli, vetë FSHF me kalendarin ‘magjik’ të shpikur për Kupën, iu dha pak afat kohor klubëve për të organizuar takimet e para.

Pa folur këtu për ‘Ligjin nr: 70’ të Sportit i cili detyron klubet pritëse të njoftojnë 7 ditë përpara Komisariatet përkatëse të Policisë.

Në këtë batak të krijuar edhe informacioni për të luajtur “këtu apo gjetkë”, lëviz me shpejtësi. Impainte jo në dispozicion dhe fusha të “kategorisë së dytë” të pa liçensuara privojnë.

Mësohet se Partizani merr rrugën e Librazhdit për të pritur Ilirinë. Tirana ka zyrtarizuar obsionin e ‘Skënder Halili’, Kukësi drejt Cerrikut, ndërsa Laçi heq dorë nga Peza për të pritur përfundimisht Vorën në stadiumin e tij në Laç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!