Ia hedh Ronaldo, negativ…

Ia hedh Kristiano Ronaldo. Mediat pranë portugezit kishin njoftuar orët e para të ditës se sot sulmuesi i Juves do të kryente analizat e radhës.

Dhe gjithëçka ka shkuar sipas parashikimit. Ronaldo ka dalë negativ dhe pas 19 ditëve në izolim dhe larg skuadrës, tani mund të marrë frymë lirisht.

Pas ‘luftës’ mediatike mes tij dhe ministrit Spadafora lidhur me thyerje ose jo të rregullave protokallare, tani radha e paqes.

Tashmë asgjë nuk e pengon atë të kthehet në fushë. Juve ka në program ndeshjen e radhës me debutuesit e Specias.

Njoftimi vjen nga klubi bardhezi:

“Kristiano Ronaldo ka kryer kontrollin me testin diagnostikues për COVID-19. Rezultati ka dhënë përfundim negativ. Lojtari, pas 19 ditësh është i shëruar dhe nuk është më nën regjimin e izolimit në shtëpi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!