Gjasula përballë Paqaradës nuk ka fitues…

Hamburg pas 5 fitorëve në Bundesliga 2 ndalet në derbi 2-2.
Klaus Gjasula dhe Leart Paqarada ishin kundërshtar sot në Bundesliga 2 teksa njëri me Hamburgun dhe tjetri me Sankt Pauli, u përballen vetëm virtualisht.
Në derbin e Hamburgut nuk pati fitues. Shifrat përfundimtarë u ndalën te 2-2. Nëse Paqarada nuk luajti asnjë minutë me Saink Paulin, mesfushori kuqezi nga Tirana e ‘shkeli’ për disa minuta terrenin e Volkspakstadion të Hamburgut.
Ndeshja për llogari të javës së 6-të ishte mjaft e luftuar pasi nga 1-0 për vendasit e Hamburgut shkoi në 1-2 në minutën e 82-të. Dy minuta më vonë, ish- skuadra e Mavrajt, barazoi me atutorin e golit të parë Terode.
Hamburg pas 5 fitoreve radhazi merr barazimin e parë. Kryeson tabelën me 16 pikë pas 6 ndeshjesh. Ndeshja tjetër e mbrëmjes Fortuna Duseldorf- Heidenheim u mbyll 1-0.