Barça, Tuskuets: Zgjedhjet në janar

sportiim2

Barça, Tuskuets: Zgjedhjet në janar

Nesër, në ora 12:00, Karles Tuskuets do të paraqitet në sallën e shtypit së bashku me Sindiç del Soçi, Joan Manuel Trayter.

Karles Tuskuets, i cili kaloi tre orë me Josep Maria Bartomeun këtë mëngjes për të transferuar informacion, u takua më pas edhe me Joan Manuel Trayter e Sindiç del Soçi. Të dy kanë hartuar një akt emërimi të anëtarëve të Komisionit të Menaxhimit nga radhët e anëtarëve të Komisionit Ekonomik dhe atyre të Komisionit Disiplinor.

Komiteti i Menaxhimit:

Carles Tusquets Trias de Bes, president

Komiteti i Menaxhimit, siç përcaktohet në rregullore, do të ushtrojë funksionet e presidencës, administratës dhe përfaqësimit që janë përgjegjësi e Bordit të Drejtorëve.

Natyrisht me obsione të kufizuara. Kryesisht në aktet e nevojshme dhe thelbësore për mirëmbajtjen e aktiviteteve normale të klubit dhe mbrojtjen e interesave të tij.

Funksioni kryesor i Komisionit të Menaxhimit është të bëjë thirrje për zgjedhje brenda tre muajve nga kur anëtarët e tij kanë marrë pozicionet e tyre. Kjo do të thotë, se zgjedhjet do të zhvillohen jo më vonë se në 29 Janar.

Nesër, në ora 12:00, Karles Tuskuets do të paraqitet në sallën e shtypit së bashku me Sindiç del Soçi, Joan Manuel Trayter.

?>