Barça rikthen ‘Barcelonën’, VAR i heq tri gola Moratës

Dy takimet e sotme të Ligës së Kampionëve për fazën e grupëve të orës 18:55 ia lanë vendin çiftëve të mbrëmjes me Juventus-Barcelona në epiqendër të vemendjes.

PSG-ja nuk e pati të vështirë në Turqi teksa me dy gola të Kin në pjesën e dytë mori tri pikë. Fiton edhe Çelsi ndaj Krasnodarit në gjymtuar në kualitete 0-4.

Në Torino, Barcelona kaloi përpara me një supergol të Dembele por më pas Morata për Juven shënon tri hrë dhe tri herë VAR anulon. Në fund Barça ‘delegon’ edhe golin e dytë me Mesin nga pika e penalltisë. Me gjasë, dhuratë për tifozët blaugranë dhe presidencën e re katalanase.

Juanjtid e ‘tepron’ me Lajpcig duke e shpërfyturuar skuadrën gjermane me 5 gola të shënuar. Tre prej të cilëve nga Rashford.

Ferencvarosh i Uzunit (ende me COVID-19). i ngjan Realit të djeshëm teksa nën dy gola me Dinamo Kiev, arrin të barazojë në fund 2-2.

Haland udhëheq Dortmundin në fitoren 2-0 ndaj Zenitit. Shënon golin e dytë në të 90-ën. Muriqi për Lacion në barazimin 1-1 ndaj Bryzhit, në fushë në të 56’ën.

Shifrat teknikë sot:

Bashaksehir-PSG 0-2

Krasnodar-Çelsi 0-4

Sevilja- Rënes 1-0

Dortmund- Zenit 1-0

Bryzh- Lacio 1-1

Juventus- Barcelona 0-1

Ferencvarosh- Dinamo Kiev 1-2

Mançester Junajtid-Lajpcig 5-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!