Letra e radhës i shkon Fidel Yllit

Klubet e Kategorisë Superiore i kanë nisur negociatorit të qeverisë Fidel Ylli, një shkresë ku i kërkojnë deputetit socialist se presin përgjigje pozitive brenda ditës së enjte nga qeveria.

E bëjnë këtë duke e marrë me të mira Yllin dhe letra drejt parlamanetarit me të shkuar sportive mban firmen e Sekretarit të Ligës Dritan Kadia. Për ta raportuar është Panoramasport.

Letra:

Drejtuar  z. Fidel Ylli

I nderuar zoti Ylli

Në takimin e sotëm, Liga Profesioniste e Futbollit vlerësoi si një hap pozitiv takimin e Presidentit të FSHF z.Duka me Kryeministrin e Shqipërisë z.Rama lidhur me kërkesat e saj drejtuar qeverisë.

Jemi në pritje bazuar në rolin tuaj si negociator për një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë, e cila është e mirëpritur nëse vjen edhe nëpërmjet jush.

Anëtarët e Ligës ranë dakord që të presin një përgjigje pozitive nga qeveria/ Ju deri ditën e enjte, datë 29.10.2020 dhe më pas do të vendoset për hapat e mëtejshme lidhur me bojkotin e kampionatit.

Ne e vlerësojmë kontributin tuaj për zgjidhjen e situatës duke ndikuar në dhënien e një përgjigje për kërkesat tona sa më shpejt.

Me konsideratë

Dritan Kadia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!