COVID-19 nuk pyet, prek Infantinon…

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino mësoi të martën se ai është pozitiv për Koronavirusin dhe është vendosur menjëherë në vetizolim.

“50-vjeçari Infantino ka simptoma më të lehta dhe do të qëndrojë në vet-izolim për të paktën dhjetë ditë”, tha FIFA në një deklaratë.

Në këtë mënyrë, selia e FIFA-s në Zyrih ‘rrethohet ‘ nga Koronavirusi famëkeq duke prekur numrin 1 të saj e rrezikuar të tjerët që punojnë në institucionin botëror të futbollit. Zyrihu është listuar së fundi si një zonë e kuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!