Milan ‘covidohet’ sot pa Donarumën e Hauge

Milan njofton se rezultatet e marra nga laboratori natën e kaluar, treguan se dolën pozitiv portieri Xhanluixhi Donaruma dhe Jens Piter Hauge. Gjëndja përkeqësohet më tej kur mësohet se dhe tre anëtarë të tjerë të klubit rezultuan pozitivë.

Të gjithë janë asimptomatik, ata iu nënshtruan menjëherë izolimit në shtëpi dhe autoritetet lokale shëndetësore u informuan për këtë situatë të re te kuqezinjtë.

Sot i gjithë ekipi u testua përsëri, sipas protokollit, dhe nuk u gjet asnjë pozitivitet i ri.

Ndërkaq sonte në mbrëmje Milan, do të luajë një takim shumë të rëndësishëm në ‘San Siro’ me Romën e Kumbullës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!