Matei: Për cfarë duhej Muriqi..?

Gazetari: “Muriqi më duket si Caicedo i bardhë’

Fillojnë sulmet e para ndaj Vedat Muriqit dhe Tares te Lacio. Këtë radhë është gazetari i njohur i Rai, Stefano Matei i cili është shfaqur mjaft i ashpër me klubin bardhekaltër. Në mikrofonët e Radiosei ai ndër të tjera tha:

“Blerjet e reja? Fares nuk më duket i jashtëzakonshëm, ai vrapon shumë në krah por nuk duket si lojtar për pasin e fundit. Escalante më duket si një lojtar i mirë, ashtu si Akpa.

Sinqerisht nuk e kuptoj blerjen e Muriqit për 20 milion euro. Më duket një “Caicedo i bardhë”. Më duket se ai luan me ‘spondë’. Kam dyshime të mëdha se mund të ndryshojë fytyrën e një skuadre.

Në vend të tij, do të kisha shpenzuar para për një mbrojtës. Për sulmin do preferoja një transferim me parametra zero ose një të rastësishëm. Kundër Bruzh varet nga Lazio. Nëse bardhekaltërit do të hynin në fushë të përqendruar nuk mendoj se do kenë probleme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!