Liga përshendet takimin Duka- Rama, Ministria e Financave duhej…

Liga profesioniste e Futbollit pas deklaratës së ‘nxehtë’ të Libohovës fill pas takimit sot me klubet, ka dalë me një deklaratë tjetër për shtyp.

Anëtarët e Ligës ranë dakort që të presin një përgjigje pozitive nga qeveria deri ditën e enjte, datë 29.10.2020 dhe më pas do të vendoset për hapat e mëtejshme lidhur me bojkotin e kampionatit’, thotë Liga në deklaratë.

Deklaratë për Shtyp

Në takimin e sotëm, Liga Profesioniste e Futbollit vlerësoi si një hap pozitiv takimin e Presidentit të FSHF z. Duka me Kryeministrin e Shqipërisë z. Rama lidhur me kërkesat e saj drejtuar qeverisë.Nga ana tjetër, Ministria e Financave ishte angazhuar të sillte një përgjigje deri ditën e premte. Kjo nuk ka ardhur deri tani. Anetarët e Ligës ranë dakort që të presin një përgjigje pozitive nga qeveria deri ditën e enjte, date 29.10.2020 dhe më pas do të vendoset për hapat e mëtejshme lidhur me bojkotin e kampionatit.Tiranë më 26 Tetor 2020″-shkruan Liga në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!