Gjici pa dilema: Kampionati nis javën tjetër

Presidenti i Nderit te Kukësi, Safet Gjici, në një prononcim për “Zona Gol” në Supersport tha ndër të tjera se bojkoti ishte i kotë dhe se beson se shumë shpejt futbolli zyrtar do nisë.

Gjici theksoi se personalisht ka qenë kundër bojkotit, po ashtu tha se kundër ka qenë edhe vetë presidenti Duka.

Ai foli edhe për objektivin e Kukësit që sipas Gjicit mbetet titulli kampion dhe punimet në stadiumin në ndërtim të Kukësit.

Fillon kampionati?

Liga zhvillon mbledhjet e veta, por kampionati duhet të fillojë dhe do të fillojë. Takimi që kishte Duka me Ramën, besoj se do t’i japi zgjidhje përfundimtare bojkotit. Unë kam qenë kundër bojkotit dhe ja ku erdhëm, zgjidhja bëhet nëpërmjet tavolinës”.

Protagonizmi i Dukës?

Nuk ka rëndësi se kush takohet. Me sa di unë, Duka nuk ka qenë pro bojkotit. Të shkonte Kokëdhima të takonte kryeministrin!? Mendoj se takimi ishte i vlefshëm dhe futbolli do të rikthehet shpejt. Besoj se duhet të presim edhe pak dhe qeveria do të vendosë. Këto gjëra nuk bëhen aq shpejt. Nuk bëhet zgjidhja me një takim. Edhe qeveria i ka ekspertët e vet”, ndër të tjera Gjici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!