Beteja mediatike e klasikes…

Klasikja edhe këtë radhë u fitua nga Real Madrid. Pas kësaj problemet e Barçës shtohen dhe klubi ‘blaugrana’ pret epokën e re organizative për të dalë nga kaosi.

Por ndyshe mendon Roland Koeman. tekniku holandez ka shpërthyer pas takimit duke akuzuar gjytrain lidhur me penalltinë e dyshimtë të Serxhio Ramosit.

Në anën tjetër në Madrid ka festë. Presitgjozet ‘Marca’ dhe ‘As’ flasin për kthimin e madh të të bardhëve. Ndryshe katalanaset ‘Mundo Deportivo’ e Sport’.

Shtypi spanjoll sot rreth klasikes së fituar nga Reali 1-3

Real Madrid pushton Camp Nou dhe ringjall klasiken ndaj Barcelonës. Ndeshja përfundon 3-1 dhe dërgon në qiell të 7-të e ekipin e Zinedin Zidan. “Lartë!“, Titullon Marca në faqen e parë teksa shoqëron më një foto madrlene duke të festuar.

Gazeta tjetër e Madridit, As, siguron që “Real Madrid di të kthehet gjithmonë”.

Çfarë thonë nëBarcelonë pas këtij ndeshjeje përvëluese? Ata ankohen ashpër. “Një grabitje klasike”, titullon Sport, duke shkruar se triumfi i Realit është për shkak të gabimit të gjyqtarit i cili dha një penallti për një zhytje të Serxhio Ramos.

Mundo Deportivo përqendrohet në reagimin e Ronald Koeman ndaj padrejtësisë: “Koeman shpërthen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!