Laçi fiton miqësoren me Tiranën

Miqësore në ‘Selman Stërmasi’: Tirana-Laçi 0-1

Kurbinasit luajë për herë të parë me uniformë ‘çeleste’. Me një gol të lojtarit më të mirë në fushë, Deliut, fitojnë testin në ‘Selman Stërmasi’

Duhej të luhej sot në stadiumin ‘Laçi’ për javën e 7-të të kampionatit të 82-të Kombëtar të Kategorisë Superiore por Laçi- Tirana për shkak të bojkotit,mori udhën e kundërt, atë Tirana- Laçi.

Me statusin e miqësores, të dyja skuadrat u ndeshën pasdite në ‘Selman Stermasi’ në një sfidë rivalizuese.

Egbo dhe Cungu hodhën që në fillim lojtarët më të mirë në dispozicion. Thuhet kështu pasi Çelhaka, Kale, Najdovski, Toshevski te Tirana apo Musta, Teko, Nuabueze, Shehu, Lushkja etj, ishin të padisponushëm për dëmtime, apo arsye të tjera.

E nis me vrull skuadra kurbinase e cila në harkun e 2 minutave, krijon tri raste ideale për të kaluar përpara. Më pas vendasit e Tiranës nisin e marrin terren dhe nga minuta e 20- deri në fund të fraksionit të parë janë më kërkues.

Fraksioni i dytë nis sërish mirë me Tiranën e cila me Kobina por dhe Muçit pati mundësi për të rrezikuar Sherrin. Në anën tjetër Xhixha për bardhezinjtë në të 62-ën bën ‘lëmsh’ në të majtë duke hedhur një top për Brajan në qendër. Meksikano- amerikani pason shpejt për Deliun i cili godet saktë për 0-1.

Megjithë tentativat e Tiranës nuk pati gol tjetër. Skuadra e Egbosë në minutat e fundit luajti me një futbollist më pak pas daljes me dy të verdha jashtë të Torasës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!