Katër miqësore…katër gola

Në mesditë Bylis-Skënderbeu 0-1

Përpos Tirana- Laçi 0-1 këtë pasdite edhe skuadra të tjera nga Kategoria Superiore dhe e Parë janë testuar sot në fusha të ndryshme.

Kështu në ‘Liri Ballabani’, matjanët e Kategorisë së Parë i bënë një surprizë të ‘këdshme’ Kastriotit të një lige më lart pasi skuadra e Nikajt me një penallti të realizuar nga Kurbneshi ia del të fitojë 1-0.

Te Tomori-Apolonia, mjafton një gol i lushnjarit Canka për të mbajtur lart moralin e beratasëve ndërsa në Vora- Korabi, Skuka si gjithnjë shënon për formacionin e Klevis Dalipit.

Sot në miqësore:

Tirana- Laçi 0-1

Burreli – Kastrioti 1-0

Tomori -Apolonia 1-0

Vora – Korabi 0-1

Në mesditë Skënderbeu fitoi me një gol të shkodranit Pusi 0-1 ndal Bylisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!