Vllaznia shorti në Europë, Kulubu femra…
Vllaznia- ALG Spor Kulubu e Turqisë. Ndeshja do të luhen në “Loro Boriçi” më 3 ose 4 nëntor.
Shorti i europian i femrave hedhur sot në Nion të Zvicrës ka vendosur kampionen e Shqipërisë, Vllaznia përballë skuadrës turke, ALG Spor Kulubu. Ndeshja do të luhen në “Loro Boriçi” më 3 ose 4 nëntor.
Vllaznia evitoi kampionen e Izraelit për të pikasur kampionët e Turqisë në një përballje që favoritët janë askund.
Presidenti Lazer Matia i kuqebluve femra ka vite që investon pambarimisht për futbollin e gjinisë së butë.
Madje një vit më parë, shkodranët me teknikun Nikolin Leka në krye, triumfuan në Lituani pas atij goli të Megi Doçit 12 minuta nga fundi me Gintrën duke u kualifikuar në turet e Champions.
Më tej u eleminua në dy takime nga danezet e Fortuna Hjorring.