Tirana barazon në shtëpi me krutanët

Miqësore në ‘Selman Stërmasi’ : Tirana- Kastrioti 1-1

Në ‘Selman Stërmasi’, Tirana dhe Kastrioti sot në ‘gjenerale’. Dukej kështu pasi si bardheblutë ashtu dhe miqtë nga Kruja, u përpoqën të jepnin maksimumin në këtë miqësore.

Tirana krijoji më shumë volum loje dhe në fund të pjesës së parë i shkoi afër golit me Sasrakun por sulmuesi gaboi nga afër duke e kaluar topin shumë larg kuadratit.

Në pjesën e dytë edhe në kushtet e zëvendësimëve të shumta, Kastrioti i Ndreut, kalon përpara në të 54-tën me Patrik Bardhin. Fill pas avantazhit, shfaqet sërish ekipi i Ndreut i cili me De Silvën i pati mundësitë për të dyfishuar.

Me kalimin e minutava, Tirana merr totalisht frenat e lojës dhe në të 74′-ën barazoi me Ernest Muçin pas një goditje të beftë brenda zonës duke e lënë statik portierin Isli Hidi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!