Reali në fushë, Joviç titullar

Janë zbardhur formacionet zyrtare të takimit Real Madrid- Shahtjor Donjetsk në program pas pak (18:55) për Ligën e kampionëve.
Në fazën e grupëve, madrilenët janë shortuar përveç ukrainasëve edhe me Interin e Gladbahun të cilët luajnë ndërmjet tyre në mbrëmje në Milano.
Sakaq, e veçanta e formacionit mbretëror, në ‘Di Stefano’ lidhet me startin që nga fillimi i serbit Joviç.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: (4-3-3): Courtois; Mendy, Militao, Varane, Marcelo; Modric, Casemiro, Valverde; Rodrygo, Jovic, Asensio
Shahtjor: (4-2-3-1): Trubin; Dodò, Khocholava, Bondar, Korniienko; Marlos, Maycon; Teté, Marcos Antonio, Solomon; Dentinho.