Napoli dështon ndaj AZ, fitojnë Milan e Totenhem…

Ndërsa te Roma, Kumbulla shënoi golin e fitores, te takimet e tjera në Europa League, luajtur në 18:55 dhe 21:00, nuk munguan golat, spektakli por dhe befasitë.

Diku me spektatorë (30% e kapacitetëve) në ndonjë fushë me kondicionin jo të duhur për shkak të kushtëve klimaterike, pati edhe gola si ai i Rejnxhers ndaj Standart Liezh me Kemar Rofe nga më shumë se 50 metra larg.

Por nëse ka një befasi te sfidat e para, ajo lidhet me AZ Alkmar e cila edhe pse me raste të shumta Koronavirusi aq sa ndeshja u vu në pikëpyetje, ia del të fitojë ndaj Napolit 0-1 me një formacion të arnuar.

Fiton Totehem me Bejl në fushë, Milan ecën si në kohë të arta, Lester patër ndaj Zorias, ndërsa Vijarreal e kthen në goleadë me turqit e Sivaspor. Ka dhe tension te Hofenheim- Zvezda 2-0 pas një goli të vendasëve ardhur nga fauli e karton të kuq për teknikun Stankoviç për protesta.

Rezultatet e sotme:

Ora 18:55

Jong Bojs- Roma 1-2

CSKA Sofje-Kluzh 0-2

Dundalk-Molde 1-2

Rapid Vjenë- Arsenal 1-2

Leverkusen-Nicë 6-2

Hapoel Ber Sheva- Slavia Pragë 3-1

St. Liezh-Rejnxhers 0-2

Leh Poznan-Benfika 2-4

PSV-Granada 1-2

PAOK-Omonia Nikozia 1-1

Napoli- AZ Alkmar 0-1

Rijeka- Sociedad 0-1

Ora 21:00

Sp.Bragë-AEK Athinë 3-0

Lieçester- Zoria 3-0

Sparta Pragë- Lilë 1-4

Selltik- Milan 1-3

Makabi Tel Aviv- Karabak 1-0

Vijarreal- Sivaspor 5-3

Totenhem- LASK Linz 3-0

Ludogorets- Antverp Belgjikë 1-2

Dinamo Zagreb- Fejnord 0-0

Volfsberger-CSKA Moskë 1-1

Hofenheim- Crvena Zvezda 2-0

Liberec- Gent 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!