Re të “zeza” mbi ‘Alfredo Di Stefano’

Re të zeza mbi ‘Alfredo Di Stefano’. Reali mundet por i shpëton turpërimit…
Edhe pse luante në fushën e tij, Real Madrid humbi në mënyrë të beftë në sfidën e sotme të Ligës së Kampionëve me Shatjor Donjesk 2-3.
Në fazën e grupëve ndërsa dy të parat kalojnë më tej ndoshta hapa të tillë të gabuar edhe mund të rekuperohen por paraqitja e madrilënëve pas asaj humbjeje në kampionat me Kadizin (0-1) para katër ditëve vertetoi edhe sot se gjërat te shtëpia e ‘bardhë’, nuk janë të mira.
Katastrofë pjesa e parë me miqtë ukrainas që shënojnë 3 gola duke depertuar në një mbrojtje thuajse amatore. Mungesa e Serxhio Ramos nuk është e para herë që tregon se pasuesit e tij janë shumë larg të qënit i aftë te Reali.
Në të dytën Modriç shënon një gol të bukur nga jashtë zonë (54′)dhe pas tij Vinicius (59′) për 2-3 të shpejtë. Reali arrin të barazojë në kohën shtesë por goli vjen e anulohet për parregullësi.
Në takimin tjetër të orës 18:55, Salsburgu barazoi 2-2 me Lokomotivën e Moskës. Në 21:00, nisin takiet e tjera të ditës.