Reagimi/ Ceferin: Ka vetëm Champions League…

Tebas. “Ide e lindur nga një mendje injorante”.

Europian Premier League’ nuk do mund të ekzistojë. Fill pas lajmit të djeshëm se FIFA po përkrah nismën madje duke gjetur edhe fonde për të krijuar një kompeticion paralel me kampionatet elitare në kontinentin e vjetër, teksa klube si Liverpul dhe Mançseter Junatid janë pro, ka ardhur reagimi i presidentit të UEFA-s Aleksandër Ceferin.

E kemi theksuar vazhdimisht se jemi kundër idesë së krijimit të një Super Lige Europiane. Parimet e solidaritetit dhe të konkurrencës së hapur për të gjithë, janë të panegociueshme dhe pikërisht kjo është ajo që e bën futbollin europian të funksionojë dhe e bën Ligën e Kampionëve garën më të mirë në botë. UEFA dhe klubet impenjohen për të përmirësuar këtë forcë që kemi në dorë dhe jo ta minojmë me një Superligë që do të ishte e mërzitshme”, u shpreh Ceferin.

Mjaft i ashpër për këtë tentativë të re në futbollin europian, presidenti i La Ligës, Havier Tebas. Ai e quajti këtë si një ‘ide e lindur nga një mendje injorante”, që nuk ka aspak njohuri mbi funksionimin e këtij tregu.

Autorët e kësaj ideje, nëse ekziston vërtetë një e tillë, jo vetëm tregojnë injorancë totale mbi organizimin dhe traditën e futbollit europian e botëror, por një injorancë totale edhe mbi tregun e të drejtave televizive. Një projekt i tillë do të thotë dëm serioz ekonomik për vetë organizatorët dhe ata që e financojnë. Me siguri kjo ide ka lindur në ndonjë bar kafe, në orën 5 të mëngjesit, pasi e shoh si janë bërë llogaritë”, Tebas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!