Bajern superfuqi, Atalanta magjike…

Xherdan Shaqiri kthehet të luajë në Champions me Liverpulin pas një viti…

Takimet e sotme në Ligën e Kampionëve, faza e grupëve, nisen me dy blofe në orën 18:55 teksa ajo e Real Madrid- Shahtjor Donjetsk (2-3) duket se ka habitur jo vetëm madrilenët por gjithë botën sportive.

Në mbrëmje, Bajern Mynih, kampioni në fuqi i europës, i bëri të thjeshta gjërat ndaj Atletiko Madrid në ‘Allianz Arena’. Dy gola të shpejtë në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën e bënë skuadrën e simeones, të flasë me vete. Aq gola, Atletiko kishte vite të tëra që nuk pësonte në 90′. Dy gola shënoi Koman…

Inter me Lukakun shënon një gol në start të pjesës së dytë (49′) por Gladbah barazon shpejt me një penallti të Bensebainit (63′). Në ‘finale’ miqtë përpara por sërish lukaku barazon për 2-2.

Në ‘Etihad’, pas qëndresës së 45 minutave të para, Siti kaloi pa shumë vuajtje në të dyten Porton 3-1 duke i dhënë qetësi skuadrës ‘qytetare’ dhe vetë Guardiolës.

Liverpul luan dhe fiton thjeshtë ndaj Ajaksit në Amsterdam 0-1ndërsa Atalanta e Gjimshitit, vijon të mahnisë pambarimisht. Bergamaskët shpartalluan në transfertë Midtjylandin danez 0-4 ndërsa 3 i realizuan që në pjesën e parë.

Olimpiakos- Marsejë mbyllet 1-0 me një gol të Hasan në të 91′.

Rezultate sot:

18:55

Salsburg-Lokomotiva Moskë 2-2

Real Madrid-Shahtjor Donjetsk 2-3

21:00

Bajern Mynih-Atletiko- Madrid 4-0

Inter- Borusia Mynshengladbah 2-2

Mançester Siti-Porto 3-1

Olimpiakos Pire-Olimpik Marsejë 1-0

Ajaks- Liverpul 0-1

Midtjyland-Atalanta 0-4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!