Stadiumet marrin formë, Teuta, Laçi dhe Vllaznia…

Në ‘Niko Dovana’,’Loro Boriçi’ dhe në stadiumin ‘Laçi’, tapetet thuajse gati.

Me kampionatin ende në bojkot, klubet e Kategorisë Superiore përpos afrimëve dhe largimëve gjatë sesionit të merkatos teksa u mbyll në 2 tetor, përparësi i kanë dhënë përgatitjeve të skuadrave respektive por edhe infrastrukturave përkatëse.

Për takimet miqësore disa skuadra kanë shfrytëzuar ambientet me bar sintetik ose kanë migruar larg pasi kanë nisur të rigjenerojnë fushat e tyre.

Kështu tri javë më parë janë intensifikuar punët për ripërtrirjen e tapetëve të ‘Niko Dovana’, ‘Loro Boriçi’ dhe të stadiumit ‘Laçi’. Në fakt nëse kampionati do startonte sot, të tri skuadrat Teuta, Vllaznia dhe Laçi, do ti luanin jashtë takimet e para.

Gjithësesi, në të tri këto impiante, evidentohet dukshëm përmirësimi i tapeteve të gjelbërta pas ribjelljeve. Afati 35-40 ditë deri sa lejon rregullorja e ‘barit’, kërkon ende dhe disa ditë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!