Prilo: Dibala kampion, ata e gjejnë vetë pozicionin në fushë

Në prag të takimit të nesërm në transfertë (18:55) me Dinamon e Kievit në Grupet e Champions League, trajneri i Juves, Andrea Pirlo dhe kapiteni Xhorxhio Kielini dolën para mediave.

Mes të tjerave ndërsa Prilo foli për strategjinë dhe mungesën e Ronaldos, u ndal edhe për çështjen Dibala i cili u ankua pse nuk aktivizohet.

Pasi shpjegoi pakënaqësinë e pretenduar të Paulo Dibala për mungesën në fushë ndaj Krotones, trajneri i Juventusit Andrea Pirlo, u kthye përsëri në çështjen e argjentinasit gjatë konferencës.

“Është një lojtar thelbësor për ne, ai është një kampion dhe unë sigurisht nuk jam ai që e them i pari. Nuk po luan sepse nuk ka qenë mirë dhe nuk është stërvitur vazhdimisht me grupin. Është kthyer vonë dhe nuk është ende në lartësinë e duhur.

Pozicioni?

Për mua ai mund të luajë kudo, lojtarët e mirë gjejnë vetë pozicionin e duhur. Sigurisht që ai duhet të qëndrojë pranë portës ose të luajë mes linjave “.

Si do ta zëvënësoni Ronaldon?

“Kristiano fatkeqësisht ka COVID-19 dhe mungon që nga e shtuna. Kemi lojtarë të tjerë që mund të luajnë në atë pozicion siç ka bërë Morata ndaj Krotones. Nuk mendoj se do të ndryshojmë gjë por pjesa tjetër vendoset nesër”.

Formacioni për nesër?

Kemi lojtarë të përshtatshëm për një ndeshje të shkëlqyeshme, nuk kam asnjë problem me zgjedhjen “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!