Liga e Kampionëve, shtohen pjesëmarrëset

“Daily Telegraph” në një ekskluzive ka publikuar pasditen e sotme se UEFA po shqyrton mundësinë që kompeticioni i Champions League të shtohet dhe me 4 skuadra të tjera.
E gjitha kjo sipas britanikes do të nisë përgjatë edicionit 2024-25. Një nismë e cila në kohë pandemie globale duket jashtë mode.
Kompeticioni do të zhvillohet me 9 grupe. Një diskutim i tillë është përmendur gjatë janarit nga presidenti Ceferin por kreu i UEFA-s, nuk është shprehur asnjëherë rreth mundësisë së shtimit të skuadrave në Ligën e Kampioneve.