Libohova tund flamurin e bojkotit

Burime kofidenciale i thanë sot “Sporti im.al’, se futbolli do të nisë në fund të muajit tetor ose ditët e para të nëntorit.

Libovova me Ligën Profesioniste,vijon të tundë flamurin e bojkotit në futbollin shqiptar.Pas takimit të sotëm ai tha para mediave se në takimin e nesërm me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Parlamentit, situata mund të ndryshojë dhe kursi i bojkotit mund të ndyshojë.

Ai akuzoi edhe RTSH-në për parregullësi lidhur me trajtimin e emisionit sportiv. Liga parashikon të mos përsërisë me ta kontratën e bashkëpunimit për ‘highlights’ për edicionin e ardhëshëm.

Edvin Libohova:

Liga unanimisht vendosi që bojkoti të vazhdojë derisa qeveria të plotësojë kërkesat. Pika e dytë ishte se duke parë mënyrën se si është trajtuar emisioni sportiv në RTSH, që nuk është koherent dhe mbështetës për futbollin, Liga vendosi që të mos përsërisë me ta kontratën e bashkëpunimit për ‘highlights’ në sezonin që do të vijë. Këto ishin dy vendimet e marra sot.

Nëse do të ketë tym të bardhë në takimin e nesërm, qëndrimi do të ndryshojë. Mirëpresim që të zgjidhen problematikat dhe kërkesat tona. Në momentin që ato zgjidhen Liga është e gatshme të nisë futbollin dhe rifillojë garën.

Bisedimet kanë nisur, nuk ka pasur vendimmarrje. Kemi një takim tjetër nesër, shpresoj që përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Parlamentit të vijnë me një propozim të pëlqyeshëm nga Liga. Ndryshe vazhdojmë me këtë situatë”.

Përçarja e presidentëve? 10 duan që të mos fillojë dhe asnjë nuk do që të fillojë”, u shpreh Edvin Libohova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!