Libohova bën prapa, vendimi i klubëve

Edvin Libohova, Presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, në një lidhje telefonike pasditen e sotme për Radio Tiranën, emisionin ‘Rubrika Sportive’, tha se vendimi për t’i ndërprerë ‘hajlakset’ RTSH-së, është i gjithi i presidentëve të klubeve të Superiores.

Ai tha se ka ndërmend të takohet nesër me përfaqësues të Ministrisë së Financave për të tentuar një zgjidhje të shpejtë. Gjithësesi, bojkoti viojn…

Vendimet  e sotme?

“Të gjithë presidentët vendosen të vijohet bojkoti, pasi ata kryesisht duan zgjidhje për ligjin e sponsorizimit.Pika e dytë problemet me “hajklajcet” të mos i jepet RTSH-së.”

 Pse dolet në këtë vendim?

“Nuk mund të komentoj, ishte vendimi i presidentëve. Unë nuk mund të gjykoj vendimet e tyre.

Kërkesat janë të drejta të jemi të qartë. Pra Liga do të përfitojë por jo vetëm, pasi nëse realizohen pikat e kërkuara, fiton i gjithë sporti shqiptar.

Duhet të gjëndët mënyra për t’u rregulluar. Pika e dytë,vendimarrja ishte e nxituar apo jo, nuk e kometoj, por ata ishin të pakënqur se si janë diskutuar problemet e Ligës në RTSH.

 Unë si kam parë emisionet por jam i detyruar të zbatoj vendimin e  tyre. Është gjykata ajo që vendos, unë ju them se çfarë u vendos sot, ndoshta nuk më takon mua ta diskutoj vendimin.”

 Pse ky hap prapa si president Lige?

“Atëherë dhe njëherë ndryshon puna. Sot Liga është krijuar të mbrojë të drejtat e saj. Unë po vijoj të merrem me qeveritarët që të dalin skuadrat në fushë.Kam një takim me financat por nuk është e lehtë. Duhen parë dhe kapacitetet që ka qeveria për t’i zbatuar pikat tona.”

 Rrezikojmë të mbetemi pa futboll?

Ndoshta edhe persidentet janë të gatshëm për t’u kthyer. Por nuk është e thjeshtë pasi vendimarrja detyrohet nga ngërçi që s’po zgjidhet.

 Ndoshta e nxituar por unë s’kam mundësi të konsideroj një vendim të presidentëve.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!