Teleteksti i mbrëmjes…

727: Ndarja nga jeta e Vildan Tufit ka bërë që nga i gjithë vendi të vërshojnë mesazhet ngushëlluese për ikonën shkodrane të sportit të Atletikës. Klubi Vllaznia dhe Izmir Ismajlaj, pasuan mesazhin e Rulit.

727: Valon Brehami pas shërimit nga COVID-19: “Më duhej të përballesha me frikën. Në ato momente nuk je një futbollist i sëmurë, por një njeri i thjeshtë”.

727: Sulmuesi kuqezi, Armando Broja, shënon dy gola sot me skuadrën e tij Viteshë në Eredivisie ndaj ADO Den Hag në transfertë.

727: Kirian Nuabueze, sulmuesi i Laçit kthehet nesër nga Torino. lojtari bardhezi, frekuentoi spitalet okuliste për një problem të vogël në sy.

727:  Dy takime miqësore sot. Me gjasë të fundit përpara se të nisë kampionati: Turbina-Bylis 0-1, Pogradeci-Korabi 4-1.

727: Klodian Duro në debutim: “Jam i kënaqur me gjithçka kam gjetur në futbollin kosovar. Kërkonim maksimumin që ta fitonim këtë ndeshje që të rikthenim një atmosferë akoma më të mirë psikologjike”. Barazoi në transfertë me Trepçia’ 89 0-0.

727: Lokomotiva Zagreb njoftoi afrimin e 18 vjeçarit Hajdin Saliu nga Llapi duke e dërguar në 7 numrin e lojtarëve shqiptarë. Por, Koronavirusi ngujon sërish Lokomotivën, rastet e reja, anuluan sfidën e sotme me Osijek.

727: Evidentohen 9 raste me COVID-19 te AZ Alkmar. Holandezët do të luajnë me 22 tetor me Napolin në Europa League.

727: Totenhemi i Murinjos në 17 minuta, shënoi tri gola me Son dhe dy herë me Herri Kejn në portën e fqinjëve të Uest Hem. Në fund, 3-3. Angli ‘hesapi’.

727: Derbi i madh i Serbisë, Partizan- Crvena Zvezda u mbyll 1-1.

727: Kosovare Asllani, e cila prej vitesh garon për përfaqësuesen e futbollit të Suedisë femra, ishte protagoniste sërish sot në përballjen Real Madrid- Vajekano 3-1. Sulmuesja shënoi golin e dytë për madrilenet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!