Apolonia blindon mbrojtjen

Me bardhjeshilët, bashkohet Benjamin Agyare lojtari që kishte firmosur në afate të merkatos.

Pjesë e ekipit Hearts of Oak në dy sezonet e fundit, ganezi Agyare ka mbërritur në Fier për të veshur zyrtarisht uniformën bardhjeshile të skuadrës së Kolelës.

Benjamin Agyare, është 26 vjeç dhe aktivizohet në qendër të repartit të mbrojtjes por mund të amplifikohet edhe në krah.

Edhe pse klubi myzeqar ende nuk ka dalë në një komunikatë, është origjina e futbollistit afrikan që raporton mbërritjen e mbrojtësit në Shqipëri.

 Footballghana raporton se Agyare ka mbërritur në Shqipëri dhe se është gati të nisë stërvitjen me Apoloninë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!