Londra pa Totenhemin skandaloz…

Udhëhiqte deri në të 82-ën 3-0, në fund, barazim 3-3 me Uest Ham

Totenhemi i Hoze Murinjos, skandalizohet në 8 minuta. Ekipi që në 17 minuta shënoi tri gola mbërrihet në fund nga Uest Ham. Në minutën e 82-të shënon Balbuena e në të 85-ën erdhi autogoli i Davidson Sançez.

Por David Mojes me të tijtë kanë arsye për të festuar gjithë natën. Në kohën shtesë vjen rekuperimi i madh për shifrat finalë 3-3. Kur kronometrohej e 94-ta arrin golin e balancës me Lanzinin.

Një barazim 3-3 që i shtohet blofëve të kësaj fundajve. Reali, Barcelona, Juventus, Lacio, Çelsi, vetëm disa emra klubesh që nuk fituan…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!