Liverpul humb Van Dajk…

Pas një derbi të përfunduar 2-2 vjen një lajm i keq për Liverpulin. Nga ndeshja e “Merseyside” kundër Everton të Ançelotit, Jurgen Klop mund të humbasë liderin mbrojtës Virxhil Van Dajk për shumë javë apo muaj.

Qendra holandeze ishte viktimë e një dëmtimi pas një ndërhyrje vrasëse nga Xhordan Pikford.Portieri i Toffees dhe i skuadërs kombëtare.

Ndërhyrja ishte me pasoja teksa e detyroi mbrojtësin e Reds të largohej nga fusha para kohe. Ekziston frika e dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar që do ta mbante atë larg fushave për të paktën 6-7 muaj.

Klop u shfaqi shqetësuar dhe duke komentuar rastin, tha prerë: “Nuk duket diçka e lehtë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!