Muçi edhe një vit bardheblu

Klubi bardheblu i Tiranës, njoftoi të shtunën se ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Ernest Muçin. Sulmuesin e talentuar 20 vjeçar për të cilin kanë nisur kërkesa madhore nga klube jashtë vendit për ta marrë në ‘rozat’ e tyre.

Ndodhur në këtë situatë, Halili president, për të larguar konfuzionin e krijuar, ka arritur të bindë lojtarin. Së paku dhe për një vit futbollistik.

Në fakt, duket një marrëveshje jo fort e studiuar për klubin pasi Muçi do mund të largohej me parametra zero në fund të sezonit. Taksa e formimit nga klubi bardheblu,mund të duket fare pak për të fituar të ardhura nga një lojtar si Muçi.

Njoftimi i Tiranës:

‘Tirana njofton rinovimin e kontratës me lojtarin Ernest Muçi. Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Ernest Muçin. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, sulmuesi dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari i rritur në kampin e kampionëve vazhdon të furnizojë sulmin në skuadrën e tij të zemrës.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!