Ibrahimoviç: Unë jam një luan

Ibra: Ekziston mundësia për të fituar titullin, nëse beson te diçka mund t’ia dalësh.

Të gjithë ishin skeptikë përpara derbit me Interin. Ky Milan vërtetë është aq i fortë? Në fakt, që kur Piloi u betua se nuk ‘largohet’ edhe kur Gazidhis i vë përballë një emer si Ragnick, ëshë kuptuar se futbolistët dhe tekniku, kanë nisur të mendojnë për rrugë të gjatë.

Skuadra kuqezi, ndër më të famshmet në Itali e Europë, shndërrohet në fuqi reale dhe në përballjen me Interin në ‘Madonina Derbi’ merr fytyrën e luanit. Aq e përqasur me një futbollit klasi që nuk njeh moshë e COVID-19 si Zlatan Ibrahimoviç.

I fokusuari i ditës, autor i dy golave Ibrahimoviç, flet pas derbit:

Fitore e madhe në derbi…

Milani kishte katër vjet pa e fituar derbin. Mbeta i ngujuar në shtëpi për dy javë, prandaj isha i uritur dhe kjo u dëshmua. Skuadra po bën gjëra të mëdha, pas ndërprerjes jemi rritur shumë dhe mentaliteti është ndryshe.

Të rinjtë marrin më shumë përgjegjësi dhe stërviten shumë. Jam më i vjetri dhe ndjej shumë përgjegjësi. Jam një lider, të gjithë ndjekin dhe të gjithë kanë dëshirë që të fitojmë. Nuk jam i çuditur nga vetja ime, e di atë që dua. Shkova në SHBA që ta rifilloja nga zero, në Mançester nuk isha gati dhe i kërkova Murinjos që të mos më grumbullonte se nuk isha në lartësinë e duhur. Pastaj ishte Milani që më ftoi të kthehesha në Europë.

Koronavirusi?

Humba vetëm pak shijen, por nuk kisha simptoma të tjera, Bëja tampon çdo tre ditë dhe u betova që do ta luaja derbin me çdo kusht, edhe nëse do të isha ende pozitiv.”

A ndjehem një luan?

Nuk ndjehem një luan, unë jam një luan”, tha ai duke qeshur pas ndeshjes së sotme. “Po, ndjehem më i kompletuar dhe eksperienca ndihmon. Nëse do të kisha sot të njëjtën gjendje fizike të një djaloshi, nuk do të më ndalte askush. Kur unë erdha këtu, objektivi ishte Europa dhe ia dolëm e duhet të kthehemi aty e të paraqitemi mirë, Ekziston mundësia për të fituar titullin, nëse beson te diçka mund t’ia dalësh”, deklaroi Ibrahimoviç pas ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!