Fiton Rins, Mark Markez: Jam vëllai i Aleks

Finale e gjitha spanjolle. Në pistën e Aragonit në Spanjën jugore, ka një garë të ndezuar nga fillimi dei në fund për Çmimin e Madh në Moto GP.

Piloti i Suzuki-t, Aleks Rins, ka arritur të ruajë kreun edhe në kushtet e një presioni të paparë të Aleks Markez. Vinjales ndërsa po udhëhiqte më përpara u parakalua nga Rins i cili me shpirt ndër ‘dhëmbë’, rezistoi deri në fund.

Sakaq, Mark Markez kampioni i munguar i garave të sivjetme (fliet se kthehet garën e radhës po në Aragon), shkroi fill pasi pa Alekisn, vëllain e tij të mbyllte në vendin e dytë: “Jam vllai i Aleks”, duke lënë për të kuptuar se i vogli i shtëpisë me garën e sotme, e kishte bërë krenar.

Ndërkaq Joan Mir, një tjetër spanjioll, renditet i treti por ajo që është kryesore, merr renditjen e përgjithëshme. Paçka se ende nuk ka fituar një garë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!