Tirana-Besa, Danso çfarë goli në miqësore

Miqësore: Tirana- Besa 1-0

Miqësorja sot në ‘Selman Stermasi’ mes tiranës dhe Besës së Kavajës ,ofroi një ndeshje në dukje gjenerale për Tiranën përpara se të nisë me kampionatin javën që vjen. Në epiqender menjëherë sulmuesi i ardhur me bujë nga Gana, Riçard Danso.

Në të 38-ën e fraksionit të parë, është pikërisht Danso ai që për 4 vite do jetë bardhblu teksa me një goditje vrastare nga jashtë zone, e dërgon topin në rrjetë.

Në fraksionin e dytë Tirana iu afrua dy herë golit në minutat e para të kësaj pjese me Halilin por pa mundur të thellojë shifrat. Më pas, Egbo bëri zëvendësime të shumëta.

Në anën tjeter, Besa u tregua kompakte dhe shpesh arriti ti afrohej portës së Visar Begajt. Madje në fund pati gjithë mundësinë e barazimit me Zeqirin.

Në miqësoret e tjera të ditës pati këto rezultate.

Skënderbeu- Laçi 2-1

Kastrioti- Apolonia 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!