Kategoria e Dytë njeh kalendarin por jo datat

FSHF do të njoftojë javën e ardhshme mbi datën e fillimit të Kategorisë së Dytë.
Ditën e sotme ora 11:00 në ambientet e stadiumit “Air Albania”, është hedhur shorti i Kategorisë së Dytë për edicionin futbollistik 2020/21, për të dyja grupet përkatëse.
Shorti është hedhur nga Drejtori i Garave në FSHF Marjus Sulejmani dhe specialisti i saj Endi Hyka. Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësuesit e klubeve dhe mediat.

(Materiali i publikuar nga FSHF) Për të parë kalendarin, kliko poshtë:
Kalendari Kategoria e Dytë Gr A
Kalendari Kategoria e Dytë Gr B