Derbi i ‘Madoninës’ fitohet nga…Ibra

Inter-Milan 1-2 (Lukaku 29’/ Ibrahimoviç 13′,16′)

Ndeshja e madhe e Seria A, Inter-Milan në sfidën kryesore sot në ‘San Siro’ i shkoi ekipit të Stefano Piolit.

Ibrahimoviç dy herë në pak minuta realizon dy gola për ekipin 7 herë kampion europe. Fillimisht penalltinë e goditur nga Ibra, pritet nga Handanoviç. Sulmuesi ndjek trajektoren e kalon me goditjen e dytë në rrjetë(13′).

Në të 16-ën, sërish suedezi në gol pas asistit të Leaos nga e majta për 0-2. Inter zgjohet në të 29-ën pas një aksioni nga e majta duke shkurtuar distancën. Topi kalon përpara Donarumës dhe mbërrin te shtylla e dytë aty ku Lukaku e kalon me një prekje në rrjetë 1-2

Pjesa e dytë ofroi duele të ashpra në mesfushë, tension, kartonë, raste por gola asnjë. Tri pikë për kuqezinjtë që befas e shohin vetën të vetëm në krye të Seria A me 12 pikë në katër takime.

Takimet e tjera të javës:

Napoli shpartallon Atalantën 4-1, ndërsa Sampdoria dhuron spektakël ndaj Lacios duke i shënuar 3 herë formacionit të S Inzagit. Ky takim, njohu sot edhe debutimin e Vedat Muriqit teksa kosovari 26 vjeçar u fut në lojë në të 59′-n.

Në mbrëmje Krotone -Juventus u mbyll në barazim 1-1.

Shifrat:

Napoli- Atalanta 4-1

Sampdoria- Lacio 3-0

Inter- Milan 1-2

Krotone- Juventus 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!