Maskat nxisin futbollin e luajtur…

Hipoteza/ “I dashur Fidel, jemi shëruar, gati për të luajtur”

FSHF, Liga Profesioniste e Futbollit, qeveria. Betejë në distancë dhe afër për 4 ligje. Klube që ftohen në takime, letra të hapura e të mbyllura, takime formale dhe jo formale në ministri e lokale por futboll nuk pati. Së paku deri tani ndërsa nga 12 shtatori kanë kaluar 6 javë kalendarike futbolli të Kategorisë Superiore.

Po tani?

a-Qeveria deklaroi se do ketë masa shtesë ndaj rrezikut COVID-19 në ruajtje të shëndetit publik dhe ndër masat e fundit, ishte aplikimi (urdhëri) për të mbajtur maskat mbrojtëse edhe në ambiente të hapura. Zyrtarisht nga 15 tetori…

b-Lëvizja me deklaratën e ministres së Financave, Denaj për disa ndryshime ligjore brenda së cilës janë edhe kërkesat e Ligës Profesioniste.

c-Takim në “shi” ndërmjet kreut të Ligës, Libohova-dhe Yllit deputet, për t’i dhënë një ‘shqelm’ topit të mbetur në lluc.

d- FSHF e cila me gjasë ka kuptuar se gaboi në strategji, ka gati ‘bilbilin’ për të nisur. Maskat për gjithë popullatën këtë radhë e kanë trembur edhe institucionin e futbollit.

e- Të hënën ftohen klubet, testohen (udhëzohen) për startin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!