Shqipëria dominon por goli ka humbur…

Nations League Grupi C4: Lituani- Shqipëri 0-0

Në këtë Kombëtare asgjë nuk kuptohet. Skuadra nuk i ngjan vetës në dy sfida radhazi por më e keqja ka humbur ‘goli’. Për pasojë sot në Vilnus të Lituanisë, ekipi e teknikut Edi Reja nuk shkon më shumë se barazimi 0-0.

Ndeshja nis me sulme të shumta të Shqipërisë.Inkursionet e Lenjanit në të majtë, volumi i tij por dhe rrezikshmëria e Seferit në zonë, i japin besim grupit të Edi Rejës i cili me të drejtë kërkoi një penallti në këtë pjesë (minuta e 24′). Aktive mesfusha me Laçin, Abrashin e Baren.

E dyta nis me largimin e Lenjanit, ndër më të mirët në fushë i cili zëvëndësohet nga Trashi.Pas disa inisiativave sporadike balltikase, vjen rasti ideal për Seferin në të 65′.

Sikundër në takimin me Kazakistanin, lojtari i Jang Bojs, del vetëm me portierin por sërish gjuajta është qëndrore dhe portieri devijon. Isniston Shqipëria dhe në të 90-ën’ Lorenc Trashi humb mundësinë për të shënuar nga fare pranë. Harkimi të Barës nga e djathta, gjën të lirë mbrojtësin por topi i goditur keq, kalon mbi traversë.

Llogaritë në fund, Lituania i merr 4 pikë Shqipërisë në dy takime.

Lituania: Svedslauskas,Mikoliunas (69′ Valtkunas), Palionis, Girdvainis, Beneta, Simkus, Dapkus, Novikovas, Golubiçkas (46′ Sirgedas), Lasiçkas, Laukzemis  (88′ Cerniç)
Trajner: Valdas Urbonas

Shqipëria: Berisha, Kumbulla (58′ Mihaj), Gjimshiti, Dermaku, Veseli, Bare, Laçi (64′ Çekiçi), Abrashi, Lenjani (46′ Trashi), Seferi (78′ Manaj), Broja (58′ Vrioni)
Trajner: Edi Reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!