Reja: Meritonim fitoren, gjyqtari …

Reja i ka gati përgjigjet. Pas një barazimi me Lituaninë 0-0 nga Vilnusi i ftohtë, 74 vjeçari evidenton problematikën e moshënimit të një goli duke insistuar se finalizimi është ajo cfarë i mungon kuqezinjëve. tekniku italian i Shqipërisë akuzon gjykimin që sipas tij, i mohoi një penallti shumë të pastër skuadrës nga Ballkani.

Barazim…

Më vjen keq se rastet i kishim, ishte edhe një penallti 100%, topi u prek me dorë. Por, nuk dua justifikime se duhej të fitonim këtë ndeshje, kishim rastin me Seferin por dhe me Trashin. Ne për fat të keq nuk ia dolëm të konkretizonim dhe është faji ynë.

Zëvendësimi i Lenjanit?

Ndryshimi ndodhi se Lenjani dha shumë dhe pati 3-4 raste, u mundua të futej në zonë dhe krosoi ulët. Futa Trashin se ka karakteristika të tjera dhe ka një gjuajtje të mirë. Janë ndryshime natyrale sepse janë edhe pesë zëvendësime dhe ai pozicion ka shumë punë dhe doja lojtarë të freskët.

Të rinjtë?

Kam provuar lojtarë të rinj dhe disa prej tyre kanë dhënë përgjigje pozitive. Kallaku pati performancë të mirë me Kazakistanin nuk do të thotë që do të ishte pjesë. Ka pasur shumë lojtarë që jemi munduar t’i përfshijmë. Ne nuk e kemi problemin te krijimi i rasteve, port e shënimi.

Mbase na mungojnë lojtarët për të finalizuar. Por, është plani dhe projekti për të pasur një rigjenerim me këta futbollistë.

Kumbulla? Për ndërrimin e Kumbullës mendoj se ishte vendimi i duhur”,ndër të tjera Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!