Kosova ndal Greqinë, danezët fitojnë në Londër

Portieri Muriç pret një penallti Greqisë dhe i jep një pikë Dardanëve.

U luajtën sot 20 takime europiane të Ligës së Kombëve. Shqipëria barazoi në Lituani 0-0 me vendasit por surprizën e bëri Kosova e cila ndali në Athinë Greqinë 0-0.

Në Grupin C4 Bjellorusia fitoi 2-0 me Kazakistanin duke marrë kreun provizor.

Një takim kopertinë ai mes Kroacisë dhe Francës. Edhe sot kampionët e botës fituan ndaj nënkampionëve të botës në ‘Maksimir’ 1-2.

Mjaft interesante sfida e Maqedonisë së Veriut- Gjeorgji në Shkup. Barazimi 1-1 erdhi në të 93-ën kur Alioski barazoi për vendasit me penallti.

Ndeshjet e sotme në Nations League:

Liga A:

Itali-Holandë 1-1

Poloni-Bosnje &Herzegovine 3-0

Angli-Danimarkë 0-1

Islandë- Belgjikë 1-2

Kroaci- Francë 1-2

Portugali- Suedi 3-0

Liga B

Finlandë -Irlandë 1-0

Norvegji- Irlandë e Veriut 1-0

Rumani- Austri 0-1

Skoci- Republika Çeke 1-0

Sllovaki- Izrael 2-3

Rusi- Hungari 0-0

Turqi-Serbi 2-2

Bullgari- Uells 0-1

Liga C:

Lituani- Shqipëri 0-0

Estoni- Armeni 1-1

Maqedonia e Veriut- Gjeorgji 1-1

Greqi- Kosovë 0-0

Moldavi- Slloveni 0-4

Bjellorusi- Kazakistan 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!