E rrallë, Getafe ndryshon emrin për ti dhënë botës ‘besim’

Ekipi i La Liga-s nga Madridi, do të quhet Fe FC. “Fe”, që në spanjisht do të thotë “besim”.

Getafe ndryshon emrin e saj. Në funksion vetëm të ndeshjes së së shtunës kundër Barcelonës, ekipi do të quhet Fe FC. “Fe”, që në spanjisht do të thotë “besim”.

Është një emër i zgjedhur jo rastësisht, në këtë moment historik. Vetë klubi e shpjegon atë:

“Klubi i Futbollit Getafe ndryshon emrin për t’i kërkuar botës të mos humbasë besimin. Situata që kemi provuar në të gjithë botën është e jashtëzakonshme dhe Getafe CF nuk mund të mbetet pasive, prandaj ka vendosur të dërgojë një mesazh pozitiv në botë.

Historia ka treguar se ne jemi të aftë të kapërcejmë çdo fatkeqësi. Për këtë Klubi dëshiron t’i kërkojë botës që të mos humbasë besimin te qeniet njerëzore, pasi ato janë të afta të bëjnë gjëra të pabesueshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!