Dinamo test pozitiv me Vllazninë

Miqësore: Dinamo- Vllaznia 0-0

Dinamo dhe Vllaznia u testuan sot në Pezë Helmes në një takim i cili në fund u mbyll pa gola 0-0.

Skuadrat edhe pse kanë prodhuar raste, nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Në fakt, Dinamo e Kamaratës i’a kanë dalë të shënojnë me anë të Pontrelit, por goli është anuluar për parregullësi.

Ndërkaq në fund, teknikët janë treguar të kënaqur pasi ky test me gjasë, iu ka krijuar ide më të qarta për vijimësinë. Dinamo ka kryer një merkato mjaft cilësore për Kategorinë e Parë ndërsa te Vllaznia situata sportive është e mirë.

Dinamo shkruan në rrjete:

Një ndeshje mjaft e bukur nga blutë e trajnerit Cammarata me lojë të bukur dhe raste, ndërsa vlen për t’u theksuar edhe goli i Pontrellit, i anuluar.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!