Brazili detyrën, Kolumbia barazon në fund, bie Uruguaji

Pasi Argjentina mundi Bolivinë në lartësitë e thepisura të La Paz-it duke luajtur jo mirë (golat e Martinez dhe Korrea), radha i erdhi dueleve të tjera.

Ekuadori mund keq Uruguajin e Suarez 4-2 (dy gola me penallti nga Suarez për skuadrën e Tabarez). Venezuela u mund 0-1 nga Paraguaji me vendasit që humben një penallti në të 95-tën.

Ndërkaq Brazili fitoi 2-4 në Peru me vendasit. Tri gola të Nejmar (dy penallti) dhe një tjetër nga Riçalirson fiksuan këtë takim. Golat e Nejmar (64) në aspektin personal kaluan Ronaldo ‘Fenomenin’ (62) dhe tashmë 28 vjeçari në sulm ndaj Pele (77).

Ndërkaq, në ndeshjen e fundit të ditës atë mes Kilit dhe Kolumbisë, spektakli dhe emocionet shoqëruan deri në fund kur Ramadel Falkao për Kolumbinë në të 92-ën barazoi në 2-2.

Kualifikuese për zonën e Amerikës së Jugut Katar 2022′.

Bolivi- Argjentinë 1-2

Ekuador- Uruguaji 4-2

Peru- Brazil 2-4

Kili-Kolumbi 2-2

Venezuelë- Paraguaji 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!