Kosova e ‘dorëzuar’, përgjysmohet para Greqisë

Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova nuk udhëtojnë me grupin drejt Athinës,

Kosova do të luajë nesër ndeshjen me Greqinë për llogari të Ligës së Kombëve në C3.

Situata e përkeqësuar ardhur kryesisht pas eleminimit nga gjysmfinalja e Nations 1 me Maqedoninë e Veriut, fatkeqësisht po ndjek kampin ‘dardan’ i cili sot përmes FFK-së ka njoftuar se përpos mungesave të diktuara nga Covid-19 apo shkaqe të tjera, do të ketë të tjera mungesa thelbësore.

Njoftimi i FFK

“Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë. Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!