‘De Biazi’, 11 metra larg

Xhani de Biazi udhëheq një tjetër Kombëtare në ‘Elbasan Arena’.Ish-tekniku kuqezi, përshëndetet ngrohtë nga të pranishmit e ndyshëm në impiant.

Në ‘Elbasan Arena’ për shkak të luftës mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, takimi Azerbajxhan-Qipro nuk njohu fitues në Nations League. ‘Vendasit’ e De Biazit, iu afruan ndjeshëm golit teksa në të 27-ën humbën një penallti duke sfumuar fitoren.

Gjithësesi kur kanë mbetur 2 takime deri në fund të këtij edicioni, skuadra e ish trajnerit të Shqipërisë duket se e ka përmbushur misionin. 4 pikë dhe qipro që mbetet në fund me 1 pikë. Çka do të thotë se Azerbajxhani thuajse ka mbijetuar në Ligën C.

Ndërkaq në takimin tjetër të orës 18:00, Letonia u mund nga malta 0-1 me një gol të shënuar në të 97-ën nga Borg. (Liga D, Gr 1).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!