Shqipëria niset për Kazakistan

Në kuadër të takimit për Ligën e Kombëve Grupi C4, Kombëtarja kuqezi është nisur mengjesin e sotëm drejt Kazakistanit për sfidën e së dielës me vendasit kazakë. Asnjë lojtarë apo pjesëtarë i ekipet përfaqësues nuk ka rezultuar pozitiv pas testeve për Covid-19.

FSHF njofton:

Ekipi ynë kombëtar është nisur mëngjesin e sotëm për në Kazakistan, ku do të zhvillojë në 11 tetor ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Përfaqësuesja e drejtuar nga tekniku Edoardo Reja është e plotë dhe pa asnjë mungesë sipas ndryshimeve të njoftuara ditën e djeshme. Gjithashtu janë marrë edhe përgjigjet e tamponit, ku të gjithë kuqezinjtë kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, të parën ne Kazakistan më 11 tetor dhe tre dite më pas në Lituani më 14 tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!