Hidhet shorti, Kategoria e Parë në dy grupe

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur ditën e sotme shortin e Kategorisë së Parë të sezonit 2020-2021 për grupin A dhe grupin B.

Do të jetë një kampionat i veçantë. Liga inferiore e futbollit shqiptar, e ndarë në dy grupe A dhe B në themel, persiston në formulën e edicionit të kaluar por me gjasë, si në Veri ashtu dhe në Jug do ketë garë emocionuese deri në fund.

Pavarësisht se kur nis, Kategoria e Parë ka të sigurtë konkurencën si asnjëherë tjetër këton 10 vite të fundit.

Përporcime te Dinamo, Burreli, Korabi dhe Besëlidhja bëjnë që te Grupi A, pretendentet të jenë disa.

E njëjta histori te Grupi B. Egnatia dhe Besa dukën në avanatazh. Por dhe Lushnja e Turbina janë aty. Për tu parë kompozimi i Flamurtarit pasi për luftëtarin alarmi ka muaj që ka kapluar bluzinjtë që sikurse vlonjatët, u rrëzuan edicionin e kaluar nga Superiorja.

Ndërkaq, shorti është hedhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare te Futbollit, Ilir Shulku, dhe Drejtori i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani.

Kalendari i plotë për të dy grupet: 

(Kliko mbi emërtimet poshtë për të parë kalendarin)

Kategoria e Pare, Grupi A
Kategoria e Pare, Grupi B

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!