Spanja dhe Portugalia kërkesë në FIFA

Figo dhe Raul shfaqen bashkë, mesazhi i qartë: “Organizojmë së bashku Kupën e Botës 2030”

Spanja dhe Portugalia kanë vendosur të kërkojnë zyrtarisht në FIFA organizimin e Kupës së Botës 2030. Të dy vendet iberike (iberike dhe luzitane në fakt) prej vitesh kanë investuar në infrastrukturë dhe deri në 2030-ën pritet të kenë komoditetin ideal për të organizuar kompeticionin më të rëndësishëm në glob.

Miqësorja e mbrëmshme sa duket ka patur edhe ndjesinë e këtij lajmi që mblodhi disa nga figurat e ndritura në sport të Spanjës dhe Portugalisë.

Botërori i radhës do të zhvillohet në Katar në vitin 2022, ndërsa në vitin 2026 do të organizohet në SHBA e Meksikë. Vendimi për 2030-ë merret në 2024.

Spanja organizoi në vitin e largët 1982 Botrorin e fundit në gadishullin iberik. Italia u shpall fituese pasi mundi Gjermaninë 3-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!