Përcaktohen 4 çiftet finaliste të Ligës së Kombëve
Ndeshjet gjysmëfinale të luajtura sot, njohen çiftet finaliste të Nations League të cilat do ndeshën me një takim sipas një shorti të paracaktuar për katër vende në ‘Euro 2020’ (kështu është vendosur nga UEFA të quhet kompeticioni edhe pas shtyrjes prej Covid-19: Redaktori).
Finalet e të cilit luhen gjatë verës së 2021 në qytete të ndryshme në Europë. Ndërkaq, kaluan Gjeorgjia e cila do diskutojë në Ligën D një biletë me Maqedoninë e Veriut. Në Ligën A, finalja Hungari-Islandë.
Serbia kaloi në shtesë Norvegjinë dhe do luajë shanset e Ligës C me Skocinë që kaloi me penallti ndaj Izraelit. Po me penallti kaluan edhe Sllovakia e Irlanda e Veriut. Finalet e secilës Ligë do të luhen në nëntor të këtij viti.
LIGA A
Bullgari-Hungari 1-3
Islandë-Rumani 2-1
LIGA B
Bosnjë Hercegovinë-Irlandë V. 1-1 (pen 3-4)
Sllovaki-Irlandë 0-0 (Pen 4-2)
LIGA C
Norvegji-Serbi 1-2 (pas kohës shtesë)
Skoci-Izrael 0-0 (pen 5-3)
LIGA D
Gjeorgji-Bjellorusi 1-0
Maqedoni V.-Kosovë 2-1
