MPB e Maqedonisë së Veriut, apel: Qëndroni larg ndeshjes…

MPB: Çdo gjuhë e urrejtjes apo shkelje të tjera do të sanksionohen ashpër.

Ndeshja vendimtare Maqedoni e Veriut- Kosovë afron (20:45) ndërsa qyteti i Shkupit paralajmërohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas ‘Zhurnal’, në prag të ndeshjes mes kombëtareve të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës që luhet sonte në ora 20:45, MPB ka bërë thirrje që qytetarët të mos mblidhen për të ndjekur ndeshjen nëpër kafene.

Nga MPB bëjnë të ditur se janë ndërmarë të gjitha masat për garantimin e sigurisë të futbollistëve dhe pjesmarrësve në Shkup, gjatë ndeshjes dhe pas përfundimit të saj.

Në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore janë ndërmarë të gjitha masat e nevojshme për respektimin e protokolleve për mbrojtje nga Covid-19”, thonë nga MPB.

Gjithashtu MPB apelon deri tek të gjitha grupet e tifozëve që të mos shkelin rendin publik, sepse në të kundërtën, çdo gjuhë e urrejtjes apo shkelje të tjera do të sanksionohen ashpër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!